Në Kurbin dita ka nisur që orët e para me protesta. Banorët e fshtrave kanë bllokuar hyrjen e njësisë së OSHEE në shenjë proteste kundër mungesës së energjisë elektrike.
Mësohet se prej dy javësh banorët e malësisë së Kurbinit ndodhen në errësirë totale, pasi nuk kanë drita.
Shkak për këtë është bërë djegia e transformatorit, gjë kjo që ka sjellë acarimin e banorëve.
Banorët kanë bllokuar hyrjen e zyrave të njësisë së OSHEE dhe kanë penguar punonjësit e kësaj njësie duke bllokuar derën kryesore.
Protesta e banorëve ka zgjatur rreth dy orë e më pas ata janë larguar duke theksuar se do të rikthehen prap në protestë pas dy ditësh nëse nuk arrihet një marrëveshje me OSHEE.