MENU
klinika

Të dhënat

Cili është rrjeti social më i përdorur në Shqipëri?

25.02.2019 - 11:57

Në hartën botërore të rrjeteve sociale 2019, të publikuar nga media italiane vihet re se në Shqipëri rrjeti social më i përdorur mbetet Facebook.

Sipas të dhënave në këtë hartë, Facebook është rritur me 2.3 miliardë përdorues.

Nga këto 2.3 miliardë përdorues, 1.5 miliardë prej tyre lidhen së paku një herë në ditë.

Facebook ka një shtrirje në 92% të globit, duke qenë kështu rrjeti social i preferuar për 153 vende nga 167 vende të analizuara.

Ku është më i përhapur Facebook:

-Në Amerikën e Veriut
-Në Amerikën e Jugut
-Në Europë
-Në Afrikë
-Në Indi
-Në Australi

Cilët janë konkurrentët e Facebook?

-Odnoklassniki, (OK.ru), ka 71 mln përdorues aktivë në muaj
-VK, i njohur si VKontakte, ka 97 mln përdorues aktivë në muaj
-Këto dy rrjete sociale udhëheqin në shtatë shtete të ish-Bllokut sovjetik.
-QZone, është rrjeti më i përhapur në Kinë.

Po në Shqipëri?

-Bazuar në disa të dhëna të Fodacioni Shoqëria, e hapur për Shqipërinë në 2015 koha e shpenzuar në internet ndahet në:

a. Koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49%)
b. Më pas me Youtube (23%)
c. ëhatssap (11%)
d. Viber (8%)
e. Instagram (6%)
f. Leximi i blogjeve zë vetëm (4%)/ E.S

Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve