MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Biznesi i preferuar i shqiptarëve drejt falimentit

25.02.2019 - 10:27

Edhe pse thyejmë rekord në botë për numrin e bar-kafeve dhe restoranteve në të gjithë vendin, pas 10 vitesh për herë të parë është shënuar një rënie.

Bazuar në të dhënat e fundit të INSTAT, vihet re se në 2017 numri i bar-kafeneve ka ardhur në rënie.

Bar-kafet:

-Numri prej 14,217 bar-kafe u ul me 4%, duke bërë kështu që në vend të kishte 602 bar-kafe më pak në vend.

-Kujtojmë që në 2009 në vend kishte rreth 8,600 bar-kafe.

-Në 2016 u arrit rekordi me 14,820 të tilla.

-Ndërkohë në 2017, kjo shifër rekord pësoi rënie.

Restorantet:

-Në 2017 numri i restoranteve vijoi me rritje.
-Në këtë vit numri arriti në 4.097, ose 131 më shumë.

Nisur nga shifrat e publikuara në INSTAT vihet re se në 2017 numr i bareve dhe restoranteve ra me 10%.

Pse bar-kafet dhe restorantet u shtuan së shumti në Shqipëri?

-Në vitet ’90 hapja e kafeneve ka qenë alternativa më e lehtë pë biznes.
-Shqiptarët e menduan si formën më të thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para apo të mbijetonin.

-Nga 107 mijë biznese aktive, bar-restorantet përbëjnë 17% të tyre.
-Akomodimi dhe shërbimi ushqimor kishte rreth 54 mijë të punësuar në 2017.
-Ky sektor ishte sektori i tretë më i madh punësues.

Ndërkohë sot ndryshe nga vitet ’90 nuk është më aq e lehtë të hapësh një bar-kafe.

Përpara se të vendosësh për hapje, duhet të mëndohesh mirë, pasi në lojë ka hyrë konkurrenca.

Numri i bar-kafeve që kanë punuar për krijimin e markës është shtuar dhe kjo gjë ka tërhequr klientelën.

Rekordi botëror:

-Popullsia në Shqipëri ishte 2.87 mln banorë, ndërkohë numri i bar-kafeve për 100 mijë banorë është 640.

-Në 2016 ka një rënie të lehtë, për shkak të mbylljes së 600 bar-kafeve.

-Në këtë vit Shqipëria ja kalon edhe Spanjës, e cila mbante rekordin në BE./ E.S