MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Krimet e Rënda lëshojnë 34 fletë arreste, mes tyre edhe policë

02.02.2019 - 15:32

Në kuadër të një operacioni të gjerë që po zhvillohet në të gjithë vendin, prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 34 fletë arresti.

Mësohet se mes personave të kërkuar ka edhe punonjës të policisë, kryesisht nga policia kufitare e Kapshticës.

policia-vrasje-tirane

Fletë arrestet janë lëshuar pasi dyshohet se personat e shpallur në kërkim përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar.

Ndërsa operacioni është duke vijuar në disa qytete të vendit raportohet se deri më tani Policia e Shtetit ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste.