MENU
klinika

Tregu i brendshëm

‘Shterojnë’ mundësitë për borxh të ri

01.02.2019 - 14:23

Sipas analizës së fundit të Ministrisë së Financave për projeksionet e reja mbi zhvillimet e borxhit publik 2019-2021, hapsirat për të financuar borxhin nga tregu vendas janë drejt shterimit.

Kjo pasi financimi vjetor i buxhetit të ri me më shumë se 20 miliardë lekë nga tregu i brendshëm konsiderohet jo efektiv.

Përsa i përket anës proceduriale, sipas qeverisë huamarrja përmes burimeve të tregut të brendshëm është më e thjeshtë për t’u realizuar.

Qeveria e cilëson si një mënyrë më fleksible, që eviton ekspozimin ndaj riskut të kursit të këmbimit dhe i hap rrugë zhvillimit të tregut primar dhe sekondar të titujve shtetërorë.

Huazimi në tregun e brendshëm duket se është maturuar tashmë dhe hapësirat për rritje të mëtejshme mund të krijojnë kosto në shërbimin e borxhit.

Sipas Ministrisë së Financave, financimi i brendshëm është i kufizuar dhe rritja vjetore përtej nivelit 20-22 miliard Lekë mund të ushtrojë presion rritës mbi normat e interesit.

Gjatë periudhës 2019-2021, shërbimi i borxhit në valutë vlerësohet në rritje, por duke qenë se të ardhurat janë në monedhë vendase, aftësia ër të siguruar valutë është e limituar.