27.02.2019 - 12:09
Një ndryshim i papritur është bërë sot në axhendën e protestave të opozitës së bashkuar.
Opozita ka ndërruar planet e saj për protestat e njoftuara.
Mësohet se protesta e nesërme që ishte planifikuar përballë parlamentit është anuluar e nuk do të zhvillohet.
Mesa duket ky vendim vjen pas vendimit të shumicës për të mos pasur nesër seancë plenare në Kuvend.
Ndërkohë mësohet se protesta e 16 marsit nuk ka ndryshuar, por do të zhvillohet në orën dhe vendin e lajmëruar.
Në këtë datë opozita thërret shqiptarët në një protestë masive që do të mbahet para Kryeministrisë.