MENU
klinika

Sidromi Fragile X

Çrregullimet e spektrit autik dhe kategoritë e tij

22.02.2019 - 15:47

Çrregullimi i spektrit të Autizmit (ASD) është një çrregullim kompleks neurologjik dhe zhvillimor që fillon në fillim të jetës dhe ndikon në mënyrën se si një person vepron dhe ndërvepron me të tjerët, komunikon dhe mëson.

ASD ndikon në strukturën dhe funksionin e trurit dhe sistemin nervor. Për shkak se ai ndikon në zhvillimin, ASD quhet një çrregullim zhvillimor. ASD mund të zgjasë gjatë gjithë jetës së një personi.

Njerëzit me këtë çrregullim kanë probleme me:

-Komunikimin dhe ndërveprimin me njerëzit e tjerë;

-Interesat e kufizuara dhe sjelljet e përsëritura;

Persona të ndryshëm me autizëm mund të kenë simptoma të ndryshme. Për këtë arsye, autizmi njihet si një çrregullim i spektrit, që do të thotë se ekzistojnë një sërë karakteristikash të ngjashme në njerëz të ndryshëm me këë çrregullim.

Në dhënien e një diagnoze të autizmit, një mjek specialist do të specifikojë nëse personi ka:

-Problemet intelektuale, duke përfshirë problemet me arsyetimin ose kujtesën;

-Probleme të gjuhës, siç janë problemet me të folurin;

Një tjetër gjendje mjekësore ose gjenetike që është e lidhur ose kontribuon në autizëm, të tilla si sindromi i Fragile X.

Në maj 2013, u publikua një version i rishikuar i Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5), që specialistët përdorin për të diagnostikuar kushtet e ndryshme të shëndetit mendor. DSM-5 bëri ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si autizmi klasifikohet dhe diagnostikohet.

Sipas këtij versioni , dikush me simptoma më të rënda të autizmit dhe dikush me simptoma më pak të rënda të autizmit kanë të njëjtin çrregullim: Crregullime të spektrit autik.

Në versionin e mëparshëm, ASD ishte një kategori dhe kishte katër lloje të autizmit brenda kategorisë.

Këto ishin:

-Çrregullime autistike (autizmi “klasik”), Sindromi Asperger (i cili zakonisht përfshinte simptoma më të lehta, kryesisht lidhur me sjelljet shoqërore);

-Çrregullimet disintegruese të fëmijërisë (në të cilat një fëmijë do të zhvillohej normalisht për disa muaj ose vite, gjuha, lëvizja dhe koordinimi, dhe funksionet e tjera të trurit);

Çrregullime të përhapura zhvillimore që nuk specifikohen ndryshe ose autizëm “atipik”, i cili përfshinte disa, por jo të gjitha, tiparet e autizmit klasik ose sindromi Asperger.

Tashmë mjekët nuk i përdorin më këto terma për të përshkruar dikë me crregullime të spetrit autik.