28.02.2019 - 18:14
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një panel të organizuar nga Ambasada norvegjeze në Beograd, ai ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ose në të kundërt problemi ndërmjet dy shteteve vetëm sa do të rritet.
Sipas Daçiç, është në interes të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, që të gjejnë një rrugë të përbashkët, duke bërë thirrje që serbët dhe shqiptarët të ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Ne kemi interesa të përbashkëta, megjithatë nuk jam i sigurt nëse po koordinohemi për një gjë të tillë, ne shpeshherë e bëjmë të kundërtën”, ka deklaruar ministri serb.