Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm i Serbisë kritikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për të avancuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Vendimi i njëanshëm për avancimin e Mandatit të Forcave të Sigurisë është përcjell me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Daçiç.
Ai më tej ka folur thënë se Kosova vazhdimisht ka marr masa të njëanshme, ndërsa Serbia sipas tij nuk ka ndërmarr asnjëherë masa të njëanshme.
Gjithashtu Daçiç foli edhe për ish-komandantin e UÇK-së, për të cilin tha se është një kriminel lufte.
“Krimineli i Luftës Sylejman Selimi është emëruar këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ky veprim është dënjar edhe nga ambasadori amerikan”, ka thënë ai.