MENU
klinika

Emrat

Dalin para Gjykatës protestuesit e 16 shkurtit, çfarë kërkoi Prokuroria?

19.02.2019 - 12:16

Ditën e sotme 19 të arrestuarit që protestuan më 16 shkurt para kryeministrisë për rreth 5 orë duke shkaktuar edhe incidente të dhunshme.

Seanca për 19 të arrestuarit ka nisur dhe mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 14 prej 19 të arrestuarve, ndërsa për tre prej tyre ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Gjithashtu mësohet se për ish-drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha është kërkuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit jane akte simbolike.

Të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine dhe Ndue Tuci.

Akuzat që rëndojnë mbi ta:

“Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.