MENU
klinika

Çështja e Unazës së Re

Deklaratat e Metës/ Rama: Presidenti parti e 3-të me opozitën

14.02.2019 - 22:12

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për deklaratat e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Unazës së re.

Rama tha se nuk e surprizon me Meta, pasi sipas tij Presidenti është një parti e tretë në opozitë.

“Nuk ka asnjë surprizë nga Meta, nuk e mbajti dot peshën e të qenit mbi palët. Tani është thjeshtë një parti e tretë në opozitë.”

Lidhur me faktin nëse është penduar që e ka zgjedhur si President Rama shton:

“Ne nuk mund të zgjidhnim dot një president më të mirë se ai në atë opozitë. Nuk e kam menduar që do ishte kaq i lehtë në raport me peshën e rëndë që ka ai institucion dhe ai rol. Rolin e të qenit babai i kombit.

Roli të qenit shembulli mbi palët. Meta na bëri që të mendojmë se i kemi rëndë në qafë Bujar Nishanit, kur thoshim që nuk ka më keq se Nishani. Sot nuk kemi president kemi një partiak në zyrën e Presidenti. Është për të ardhur keq, se ka një eksperiencë dhe ka aftësitë për tu sjellë ndryshe.”