MENU
klinika

Dyshime për krim në familje

Detaje tronditëse nga vrasja në Tiranë, 10 vite më parë viktima…

14.02.2019 - 12:03

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 45-vjeçares ditën e sotme pranë liqenit të Sharrës në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, trupi i pajetë i cili u gjet rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës, u identifikua si Lirie Xhepa.

Sipas grupit hetimor dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për krim në familje, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 20 persona për të cilët mendohet të kenë informacion mbi ngjarjen.

Viktima Xhepa, mësohet se është nënë e tre djemve dhe prej 10 vitesh është e ve, pasi bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta.

Ajo ishte banore e zonës ku jetonte me njërin nga djemtë në një vilë 2 katëshe.

Shtëpia ndodhet jo më shumë se 300 metra larg nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.