MENU
klinika

Shoqërohen disa persona

Detaje tronditëse/ Viktima lidhje intime me kunatin, policia shpall…

14.02.2019 - 13:27

Vrasja e 49-vjeçares mëngjesin e sotëm ka tronditur Tiranën Gruaja u gjet e pajetë në disa ferra pranë liqenit të Sharrës.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë zbuluar detaje të reja.

Dyshohet se viktima Lirie Xhepa është vrarë nga kunati i saj, Dashamir Xhepa.

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që në mbrëmje pa lënë adresë.

Pasi nuk erdhi as në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar.

Ata thuhet se kishin një marrëdhënie intime dhe ajo i ka kërkuar të ndahen, por ai nuk ka pranuar.

Në polici janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe njëri nga kunetërit e saj, ndërsa Dashamir Xhepa është në kërkim.

Lirie Xhepa është qëlluar me tre plumba dhe është gjetur e hedhur në disa shkurre.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa nuk kanë arritur ta identifikojnë pasi kishte plagë edhe në fytyrë.