MENU
klinika

Baleti shqiptar

‘’Dhoma 12’’, baleti erdhi magjiplotë në arTurbina

11.02.2019 - 10:53

Jeta është e përbërë nga 12 dhoma, dhe rrugëtimi i jetës fillon nga dhoma e parë tek e fundit, rrugës nuk kujtojmë nga dhoma në dhomë, por kur shkojmë në dhomën e 12, asnjë moment nuk mbahet mend nga dhoma e parë, dhe kështu cikli rrethrrotullohet, si dikur i pari i Nazaritit thoshte ‘’i para do të kalojë i fundit dhe i fundit do të kalojë i pari’’ cikli jetësor midis qenieve dhe vetë qenies do rrethrrotullohet.

Janë këto etapa jetësore që do të kalojmë nëpërmjet 12 dhomave dhe që do të mbahen mend nga të tjerët pasi do kemi lënë një shenjë nga vetja jonë.Në vetvete kjo është jeta, kur jemi të vegjël derisa plakemi këtërrugëtim kalojmë, në fund duam t’i kthehemi përsëri fillimit.

Teoria antike e mësipërme mbështetet në mendimin se në çdo dhomë lëmë diçka nga vetja, të kujtojmë ato që kemi kaluar në to, por se kur sapo kemi lindur në dhomën e parë perceptimet tona janë në moment fillestare, perceptimet janë po mendimi mungon, sytë nuk shohin, frika dhe ankthi nuk regjistrohen gjë në kujtesë, njeriu nuk është bërë në këtë dhomë për të mbajtur mend, po është bërë për t’u gjendur si pjesë e jetës së tij në dhomën e parë dhe dalëngadalë perceptimi jonë për t’u përfshirë në dhomën e fundit rritet më shumë se kurrë, por kjo gjendje detyron të kthehemi te dhoma e parë.

Këtu ishte bazuar çifti i njohur i koreografëve Ezdalin Gorani dhe Manjola Hasani me dirigjentin Italian Ezzio Bosso në tre net radhazi në baletin kontemporan “Dhoma 12” në ArTubrina.

Kjo është shfaqja e parë e sezonit turistik tek arTurbina. Në këtë sezon turistik në TKOB do të ketë 87 shfaqje, ndër të cilat ka premiera dhe rivënie. Kurse TKOB në këtë gjashtëmujor do të vijë me tre vepra skenike, “Dhoma 12”, opera “La Boheme” dhe “Il Trovatore”.

Në këtë shfaqje mbreslënëse për nga performance dhe nga gjithë elementët e skenarit u ngjitën në 12 dhoma 27 balerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit që shprehën këto procese ndijesore, gjendje të formimit të personalitetit.

Të 27 balerinët performuan në stilin kontamporan dhomat që tregonin gjendjen podhe pjesë të karatereve njerëzore, pjesë të personalitetit të njeriut, e frymëzuar kjo nga antikiteti dhe e rikthyer në artin modern. Ashtu si 12 dhomat ky art kontemporan u rikthye nga fillimi, aty nga gjeneza e të krijuarit art. Performanca e 27 balerinëve nën efektin e dritave dhe të muzikës në artin kontamporan erdhi në një trupë solide dhe me me një interpretim të veprimit artistik të shkëlqyer.

Kjo shfaqje dramatike rrëfeu nga një histori të secilës dhomë që dashur pa dashur është fshehur në shpirtin tonë, rrugëtimi ne jetës, nga dhoma krijuese, tek dhoma e tundimit, nga dhoma me një pamje, tek ajo e dhunës nëpërmjet bulizmit.

Në vetvete këto etapa shprehin rritjen dhe kontrastet e njeriut, ky dramacitetet shpreh qenien me hijedritën e vetë qenies.

“Dhoma 12 është një shfaqje dramatike, që ka në qendër njeriun me gjithë kontrastet e tij edhe përjetimet që të rezervon jeta”, është shprehur koreografja Manjola Hasani .

Për këtë sezon turistik prioritet do të marrin sipas drejtoreshës Zana Çela së TKOB vlerat tona kombëtare si përparësi.

Në rol kryesor është Eltjon Merja. Solistë: Ledia Sulaj, Anxhelo Muçollari, Adela Muçollari, Fatjon Lito etj. Kostumografia është realizuar nga Ardi Asallani dhe skenografia Renold Sulaj.

Premiera e baletit “Dhoma 12” u shfaq në 8, 9 dhe 10 shkurt në ArTurbina.

Përgatiti Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB