MENU
klinika

Thirrja për drejtuesit politikë

Dhuna ndaj institucioneve/ Lleshaj apel të fortë: Distancohuni!

16.02.2019 - 13:11

Ndërkohë që vijon situata tejet e tensionuar para Kryeministrisë, ku protestuesit tentojnë të cajnë derën, kurse policia dhe garda pergjigjen me gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, vjen reagimi i parë i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në twitter:

Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!