MENU
klinika

Deklarata

Dhunë në protestë? Ambasada e SHBA thirrje protestuesve dhe qeverisë

21.02.2019 - 08:58

Në lidhje me protestën e sotme të opozitës së bashkuar para parlamentit ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada u bën thirrje protestuesve që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre dhe të refuzojnë dhunën.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, njofton Ambasada e Amerikaneve.