20.02.2019 - 14:15
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërthyer sërish në akuza të forta kundër Mogherinit.
Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeveris, Haradinaj tha se sipas tij, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian po kryen procese të fshehta dialogu me Serbinë.
Kreu i ekzekutivit tha se dialogu është duke u zhvilluar:
“Mogherini e ka vazhduar një dialog si gjysmë të fshehtë. Ajo është mirë ta nxjerrë në dritë atë dialog. Pra, mos ta mbajtë të fshehtë. Le ta nxjerrë në tavolinë dhe le të vazhdojë dialogu si i ka hije”.