MENU
klinika

Deklarata

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj i ka dorëzuar kompetencat Thaçit?

04.02.2019 - 12:57

“Haradinaj po heq dorë nga dialogu Serbi-Kosovë”, kështu është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se kryeministri po heq dorë nga dialogu, sepse sipas tij është “matematikë e komplikuar”.

Sipas Konjufcës, Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat Hashim Thaçit.

Haradinaj nuk po mundet të përballet me presidentin Thaçi, po i lë gjërat në gjysmë karshi tij. Krijimi i ekipit negociator është një hap i gabuar ndërsa marrëveshja finale me Serbinë është arritur por presidenti Thaçi nuk po tregon se çfarë përmban ajo”, tha Konjufca.

Këto deklarata Konjufca i bëri në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi