MENU
klinika

Deklarata

Dialogu Kosovë-Serbi, Tahiri me tone të forta kundër Mogherinit

06.02.2019 - 09:12

Deklarata e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiç që në dialogun final Kosovë-Serbi të futet edhe Trepçja, ka sjellë edhe reagimin e fortë të ish-kryenegociatores së bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri.

Tahiri është shprehur se e kundërshton fuqishëm këtë ide, të cilën e cilëson si skandaloze.

Gjithashtu Tahiri ka hedhur akuza të forta kundër Mogherinit, duke thënë se kjo e fundit po mban anën e Serbisë.

“E kundërshtoj fuqishëm këtë deklaratë skandaloze dhe luftë nxitëse nga ana e Zyrës së Mogherinit, që tregon se zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit. Ky nuk është qëndrim i BE-së, por vetëm i disa zyrtareve që janë në rrugë të gabueshme”, citohet të ketë thënë ish-kryenegociatorja.

Ajo ka shtuar se Mogerhini nuk po i shërben BE-së.

“Mendoj se pyetja hipotetike duhet kujt po i shërben Mogherini, sepse është e qartë se nuk po i shërben BE dhe as nuk po i mbron parimet e BE për Ballkanin Perëndimor ku 6 shtete përfshirë këtu dhe Kosovën janë në rrugën e Integrimit Evropian”, ka thënë Tahiri.

Edita Tahiri ka shtuar se është alarmante që zyra e Mogerhinit nuk respekton qëndrimet e shteteve që e kanë njohur Kosovën.

Nuk duhet të harrojnë as Mogherini as Kocijançiç se 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa vetëm 5 nuk e kanë njohur. Është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë të Evropës, si Gjermania, Franca, Britania që kanë shprehur qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në raport me Serbinë”, është shprehur Tahiri.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi