MENU
klinika

Deklarata

Djegia e mandateve/ Balla: Mos kini merak, Monika nuk e pranon!

17.02.2019 - 16:50

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla një ditë më parë foli për idenë e djegies së mandateve të opozitës.

Balla ka thënë se, Monika Kryemadhi nuk e pranon idenë e djegies së mandateve.

Sipas Ballës, Kryemadhi e ka merak rrogën dhe ndaj nuk e lëshon mandatin.

“Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet. Monika e ka shumë merak dhe pjesën e rrogës dhe nuk i lëshojnë mandatet. Le të mbyllet këtu ky diskutim. Nuk i lëshojnë mandatet. Ata bëjnë çdo gjë. U betuan që nuk do të vinin më në Kuvend dhe sa u plotësua 6 mujori erdhën aty si pulat pa dhënë asnjë arsye pse munguan.

Apeli im për opozitën është: Ne jemi të gatshëm dhe pas dhunës që bëtë sot që të hënën të ulemi bashkë me ju dhe të enjten të votojmë bashkarisht Reformën Zgjedhore, për të garantuar depolitizimin e plotë të komisionerëve në dy nivelet e para, për të garantuar testimin e teknologjisë së votimit dhe numërimit elektronik në një pjesë të qendrave të votimit dhe të kemi mundësinë që të adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR. Mesazhin e morët nga qytetarët sot, duhet që të enjten të votojmë Reformën Zgjedhore”, ka thënë Balla.

Deri më tani vetëm kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur pro idesë së djegies së mandateve, ndërkohë që nga LSI ende nuk ka asnjë reagim.