26.02.2019 - 08:34
Një ngjarje e papritur ka zgjuar Vlorën mëngjesin e sotëm.
Pesë makina janë shkrumbuar gjatë natës, teksa ishin në parkim, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Mësohet se njëra nga makinat e djegura është në pronësi të një punonjësi të Bashkisë Vlorë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Si pistë hetimore nuk përjashtohet ndonjë zjarrëvënie e qëllimshme.