MENU
klinika

Dhimbja në vargje e nota

Ditët e zeza të një kombi/ Eksodi që iu dogji zemrën nënave

12.02.2019 - 21:15

Harku kohor 1991-1992, përfaqëson fluksin më të madh të emigrantëve dhe tërësisht të pakontrolluara.

Me çdo rrugë e me çdo mjet, dhe në mënyra të ligjshme e të paligjshme, asokohe, pa marrë parasysh rreziqet u larguan rreth 300 mijë shqipëtarë nga vendi.

Emigracioni masiv, nisi në periudhën post-komuniste, veçanërisht në korrik të vitit 1990, kur mbi 5 mijë persona hynë në ambasadat e Italisë, Gjermanisë dhe Francës për t’u larguar nga vendi.

Në fund të vitit 1990, mbi 20 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi ku kërkuan azil politik.

Në mars të vitit 1991, një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend.

Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë.

eksodi-i-shqiptareve-konica.al

Emigracioni i paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme.

Kjo dyndje jashtë Shqipërisë, i la vendit plagë të mëdha, duke qenë se u largua një numër mjaft i konsiderueshëm nga fuqia punëtore.

Por veç dëmit ekonomik i rëndësishëm mbetet dhe ai social. Familjet tradicionale shqiptare jetonin ende të mbledhura nën ritet e tyre.

Largimi i pjesëtarëve të saj ishte diçka e re e cila ndikoi mjaft duke qenë se rinia ishte e para e cila mori rrugën drejt Perëndimit.

Eksodi i madh i viteve ’90 ndonëse u pa si një nga mundësitë më të mira ku shiptarët tashmë ia mbathën nga izolimi dhe mund të ishin të lirë e me më tepër mundësi zhvillimi, u shndërrua edhe në një nga fenomenet më të dhimbshme për shqiptarët.

Pikërisht përshkak të largimit të familjarëve.

Marrë shkas nga ky fenomen, shqiptarët nisën dhe ti kushtonin artin kësaj humbjeje, si në thurjen e vargjeve e njëlloj dhe me muzikën.

Një nga këngët më të bukura dhe më të njohura që lidhet drejtpërdrejt me atë periudhë të historisë është edhe Kënga Labe për Kurbetin, tekst i Zaho Balilit dhe e kënduar nga Vitori Balili.

O ju djem qe cate detin,
si zogjte ne dram u ndane..
Ate djalin tim ce gjeti ,
syte tuaj mos e pane…

Mos e pane syte tuaj ,
amani ju keqen nena…
Kam shum vjet qe pres e vuaj mu tha syri
me qan zemra…

Se me iku neper nate,
hodhi kemben val me vale.
Me tha do te kthehem prape,
sa nuk vjen nuk eshte i gjalle…

Ju djem gezofshi rinine,
ne e pafshi ate hene,
thoni nje nate te vije,
thoni te ka vdekur nena….