MENU
klinika

Në rrezik integrimi i vendit

Djegia e mandateve/ CDU-CSU: Shqipëria po humb besimin në Europë

22.02.2019 - 16:03

Grupi parlamentar gjerman CDU-CSU ka reaguar me një deklaratë në lidhje me situatën politike në vend ku në fokus është djegia e mandateve nga ana e opozitës.

Pas djegies së mandateve nga opozita, ata shprehen se Shqipëria po humbet besueshmërinë tek miqtë europianë dhe integrimi europian është në rrezik.

Zëdhënësi i saj Florian Hahn, shprehet se qeveria dhe opozita duhet të fillojnë sa më shpejt dialogun për të rikthyer funksionimin e parlamentit.

“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstrtratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur.

Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve.

Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik.”– deklaron zëdhënësi i CDU/CSU.