Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka komentuar situatën politike në vend.
Soreca është shprehur se thirrja e tyre për opozitën është të zhvillojnë një protestë të qetë dhe akte dhune.
Gjithashtu Soreca ka njoftuar se ditën e nesërme, në Tiranë do të mbërrijë përfaqësuesi i Parlamentit Europian.
“Ne e kemi bërë këtë thirrje ne e dimë që ky vend duhet të jetë Parlamenti. Opozita duhet të bëjë pjesën e saj që të mos bojkotojë. Unë javën e shkuar e thashë që vendimi për të djegur mandatet mud të kishte krijuar një qartësi në vend.
Ne e kuptojmë që do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ më shumë seç ishte menduar. Prandaj ne thamë se djegia e mandateve do të ishte kundëprodhuese për demokracinë.
Më lejoni të theksoj që ne presim që protesta të jetë e paqshme se kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë. Siç mund ta dini ju nesër në Tiranë do të ketë një vizitë nga delegacioni i PE.
Ata do të vinë për të parë një vlerësim se çfarë ka bërë Shqipëria përpara vendimit të qershorit. Ata do të takohen me qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile.
Dhe kjo vizitë e PE nuk është koincidencë por do të theksohet edhe njëherë se vendi i diskutimeve mes qeverisë dhe opozitës është Parlamenti.
Siç e dini ju do të ketë një konferencë për shtyp të enjten dhe shpresojmë të ketë më shumë sinjale pozitive.
Unë mendoj se vizita e PE është e rëndësishme ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të shkuarën. Ata do t’i dëgjojnë të dyja palët dhe pastaj do të bëjmë një vlerësim”, tha ambasadori.