MENU
klinika

Bojkoti i Parlamentit

Djegia e mandateve/ Fleckenstein paralajmëron opozitën: S’ka më para!

28.02.2019 - 11:22

Gjatë konferencës që mbajtën për mediat, delegacioni i Parlamentit Europian u përball edhe me pyetjet e gazetarëve.

Raportuesi për Shqipërinë, gjatë fjalës së tij u pyet nga mediat edhe për djegien e mandateve të opozitës.

Fleckenstein tha se deputetët e opozitës kanë bojkotuar edhe më herët parlamentin, por atëherë merrnin rrogën e tani s’do munden dot më.

“Për djegien e mandateve, unë mund të them se në bojkotin aktual nuk jepen para. Megjithatë kjo nuk është zgjidhje për këtë vend. Në bojkotin e mëprashëm, deputetët e kanë marrë rrogën, tani jo. Policia ka treguar përgjegjësi të lartë dhe uroj të vazhdojë kështu”, u shpreh Fleckenstein.