MENU
klinika

'Mund të ecim përpara'

Djegia e mandateve, Rama: S’ka problem

23.02.2019 - 12:18

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për repubblica.it nënvizoi sërish se protesta e opozitës nuk ishte protestë e njerëzve, e sindikatave apo e studentëve dhe komentoi djegien e mandateve.

“Nuk është diçka e mirë për demokracinë, por teknikisht mund të ecim përpara. Sjellja e opozitës nuk i shërben integrimit në Bashkimin Evropian.’

Pyetje: Në shesh kërkohet dorëheqja jote. Dhjetra mijëra persona. Ju thoni se as nuk keni ndërmend ta bëni. A jeni të sigurtë që mund të ecni përpara?

Edi Rama: “Imagjinoni nëse ndodh në Itali ajo që po ndodh tek ne.  Deputetët e opozitës heqin dorë nga mandati dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga qytetarët të largohet. Kjo nuk është më demokraci. Është tirani e minorancës. Ne jemi ngarkuar me një detyrë nga populli dhe e respektojmë”

Pyetje: Më fal por nuk është një situatë jo normale, sidomos  për një kryeministër socialist progresist, një parlament pa opozitë?

Edi Rama: Për demokracinë parlamentare sigurisht që nuk është e mirë por teknikisht ne mund të ecim përpara, nuk ka problem”