Pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve ka ardhur edhe reagimi i deputetëve të LSI.
Përmes postimeve në Facebook, deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shprehur mbështetjen e tyre pro djegies së mandateve.
Depuetët e LSI që dolën pro këtij vendimi janë Floida Kërpaçi, Viktor Tushaj dhe Klajda Gjoashaj, Braimllari, Panariti, Mehmetaj.
Kërpaçi: “Ç’vlerë ka mandatu kur ai helmon popullin e tij”.
Tushaj: “Ky Kuvend i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është më vendi i kuvendimit. Arroganca e mazhorancës kriminale po fundos vendin”.
Gjoshaj: “Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës! Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar”
Braimllari: “Rama e ktheu parlamentin në strehë të krimit. Ky parlament është i krimit, jo i qytetarëve.
Panariti: “Mazhoranca thotë që parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën. Pra i ligjshëm edhe Enveri”
Mehmetaj: “Mandatet janë të qytetarëve, jo të deputetëve”