MENU
klinika

Postimi

Djegia e mandateve, Spiropali e ashpër me Berishën

21.02.2019 - 09:37

Në lidhje me djegien e mandateve nga opozita, ka ardhur edhe reagimi i Ministres së Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Teksa ka shpërndarë deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, Spiropali ka sjellë në vëmendje një shprehje të Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

Postimi i Plotë:

Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri!

Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.

Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!