MENU
klinika

Debatet në mbledhjen e Grupit Parlamentar

“Djegie mandatesh”/ Çfarë mendojnë deputetët e PD-së?

18.02.2019 - 11:21

Ditën e sotme në orën 10:00 ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë janë zbardhur disa debate gjatë mbledhjes.

Mësohet se kreu i Partisë Demokratike është shprehur se djegia e mandateve është hapi i duhur.

‘Jemi në borxh me qytetarët, ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Na takon ne të udhëheqim qytetarët’, mësohet të jetë shprehur Basha.

Gjithashtu mësohet se të gjithë deputetët demokratë janë shprehur pro djegies së mandateve.

Andon Frrokaj: Jam pro djegies së mandateve

Edmond Spaho: Djegia e mandateve është presioni më i mirë, s’duhet të lëvizim nga kjo ide

Flamur Noka: Duhet djegie e mandateve, të bashkohemi me qytetarët

Agron Shehaj: Jam dakord që mandatet të digjen, është gjëja e duhur

Klevis Balliu: Dakort që mandatet të digjen, sakrificë për shqiptarët

Oriola Pampuri: Djegia e mandateve akt sublim

Aldo Bumçi: Djegie  mandatesh, nuk futemi në asnjëlloj zgjedhjesh

Mima: Jam për djegie mandatesh në mënyrë absolute

Strazimiri: Jam pro djegies së mandateve