MENU
klinika

Do hynte në tregun shqiptar

Linja ajrore low-cost shpall falimentin

06.02.2019 - 10:31

“Kompania ajrore me bazë në Berlin, ‘Germania’ ka paraqitur kërkesën për falimentim”, kështu është shkruar në mediat vendase.

Ky është një lajm jo i mirë për shqiptarët, të cilët vjeshtën e kaluar u njohën me lajmin se kjo linjë ajrore loë-cost do të hyjë në treg.

Në mediat vendase gjithashtu bëhet me dije se kompania ka njoftuar edhe anulimin e të gjitha fluturimeve.

Lajmi se kompania “Germania” do të hynte në tregun shqiptar u bë me dije gjatë tetorit të vitit kaluar, ndërkohë në Kosovë kjo kompania operon prej thuajse 2 vitesh.


Gjatë një konferencë të dhënë për shtyp, drejtori i “Germania” Karsten Balke tha se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse kërkesën për falimentim.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor.

Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, veçse të kërkojmë falimentimin”, është shprehur ai.

“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë me planet për të nisur fluturimet në Shqipëri gjatë kësaj vere.