MENU
klinika

Vepronin në burgun Koridhalos

“Do t’i pres kokën”/ Zbardhen përgjimet e mafias shqiptare

15.02.2019 - 09:06

Në mediat greke sot po qarkullojnë disa përgjime të mafias shqiptaro-greke.

Ky grup kriminal vepronte brenda burgut Koridhalos dhe ishin vënë nën përgjim nga autoritetet, të cilët kishin regjistruar përgjimet telefonike të anëtarëve të bandës.

Nga përgjimet e kryera autoritetet greke kanë zbuluar përfshirjen e anëtarëve të bandës në shumë akivitete kriminale.

Një nga vrajet e zbuluara nga përgjimet është vrasja e avokatit grek, për të cilën është arrestuar autori shqiptar dhe është shpallur në kërkim ai grek.

Në telefonatën e bërë nga burgu i Koridhalos më 8 Janar për në zyrën e avokatit grek, një prej anëtarëve të organizatës kriminale lëshon kërcënime direkt dhe fjalë ofenduese.

DIALOGU 1

Telefonata nga burgu: -Zoti ..X.. është aty?

Sekretarja: Jo, nuk është këtu. Çfarë do të donit?

Telefonata nga burgu: -Jepi këtë mesazh. Do t’i q*****. Jam ..X.. dhe do t’i pres kokën si të pulës. Kështu thuaji…

Sekretarja: Çfarë janë këto që thoni?

Telefonata nga burgu: -Ato që dëgjove. Jam L…., telefonoj nga burgu i Koridhalos. Më dërgoi policinë, do t’i q****.

Sekretarja: Çfarë po thoni?

Telefonata nga burgu: –Merre ..X.. dhe thuaji do ta rrjep si pulë.

Sekretarja: Nuk ju ka dërguar asnjë polici.

Telefonata nga burgu: -Dhe mua do më ktheni paratë e mia. 7 mijë Eurot që më keni “ngrënë”.

Në dialogun e dytë të publikuar më poshtë, është biseda mes dy anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Ata bisedojnë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako brenda burgut të Koridhalos. Njëri prej “kapove” të organizatës, i cili ndihej i ofenduar nga Bako, i thotë anëtarit tjetër të bandës që shqiptarin duhet ta kishte vrarë brenda qelisë dhe jo në korridorin e burgut.

DIALOGU 2

-Të thashë 100 herë që ta bëjë brenda qelisë së tij.

-Nuk bëhej. Si ta bëja brenda qelisë së tij kur ai më shikonte. Prita që të kthehej ..X.. dhe nuk munda të nxirrja thikën. Gjeta mundësinë përpara dorës, sapo u kthye e godita në qafë.

Në dialogun e tretë, një prej shqiptarëve të kësaj organizate flet me një avokat të përfshirë në afera, për paratë që duhen për të kthyer në Shqipëri trupin e një viktime.

DIALOGU 3

Telefonata nga burgu: -Mund të gjejmë para për të dërguar trupin në Shqipëri?

Avokati: Të shoh.

Telefonata nga burgu: -Edhe unë do shoh. Po flas dhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë, sepse duhen 2600 Euro që të dërgohet kufoma në Shqipëri, dhe duhen 1 mijë Euro të tjera që duhet t’i japim ..X.. Të merremi tani pak me ..X..

Avokati: Të shikojmë, nuk të premtoj asgjë për këtë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi