MENU

Taksat e tarifat vendore 2019

DPTTV njoftim të rëndësishëm për shlyerjen e detyrimeve

25.02.2019 - 13:19

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore njofton të gjitha subjektet që kanë një ose më shumë prona në territorin e Bashkisë së Tiranës se janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për 2019-ën.

DPTTV po ashtu ka bërë publike edhe afatet kohore për shlyerjen e detyrimeve tatimore për të gjitha taksat e tarifat.

Tarifa e Pastrimit, Taksa e Infrastrukturës Arsimore dhe Taksa e Tabelës, brenda datës 20 Prill 2019.

Taksa mbi ndërtesën, Taksa mbi truallin dhe Taksa mbi Tokën Bujqësore mund të paguhet në dy këste

Sa i takon shlyerjes me këste, sipas DPTTV-së, kësti i parë (50% e vlerës) duhet të shlyhet brenda datës 20 prill 2019, ndërsa afati për shlyerjen e pjesës së mbetur duhet të kryhet brenda darës 20 qershor.

 

Tatimpaguesit mund të njihen me detyrimet e tyre përmes faqes zyrtare të DPTTV, sporteleve të asistencës së institucionit, portalit e-Albania, operatorëve financiarë Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar apo duke dërguar kërkesë me e-mail në adresën [email protected]

Ndërkohë, pagesat mund t’i kryeni pranë bankave të nivelit të dytë, Postës Shqiptare apo përmes operatorëve të tjerë financiarë të përmendur më sipër Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar.