MENU
klinika

Deklarata

Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë, reagon ministrja e Drejtësisë

10.02.2019 - 13:53

Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ai njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin.

Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal. Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin. Ky lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e katër dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit, të mungesës së integritetit dhe profesionalizimit, të disa gjyqtarëve që meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Qeveria nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmëri nuk mund të rrijë pa reaguar në të gjitha format ligjore. Kjo drejtësi në reformim e sipër, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe pastrimi nga ata që ulën dënimin për vrasësin e katër policëve është rruga për të ndaluar këto vendime të paligjshme. Ministria e Drejtësisë do i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve për këtë rast të paprecedent. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM-ja të fokusohen në elementë të tillë, ku cdo gjyqyar dhe prokuror me vendimet e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në gjykatën e Lartë që parregullsitë në apel të rivendosen në vend” deklaroi Gjonaj.