MENU
klinika

Mes tyre edhe shqiptarë

Drogë drejt Italisë/ Prokuroria mbyll hetimet për 41 persona

15.02.2019 - 20:19

Prokuroria e Lecce-s ka mbyllur hetimet në një kohë rekord në lidhje me operacionin “Lulet e Pranverës” që u krye në mëngjesin e të mërkurës.

Gjatë operacionit u godit një grup italo-shqiptar që merrej me trafikimin e drogës dhe të armëve.

Në pranga u vunë 27 persona, 22 prej tyre janë në burg e 5 të tjerë me arrest shtëpie. Të hetuar janë edhe shtetas me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në provincën e Lecce-s.

Prokurori i antimafias, Federico Cafiero De Raho tha se aktiviteti i grupeve kriminale me origjinë nga Shqipëria është rritur së tepërmi kohët e fundit në Salento, që konsiderohet si “porta e lindjes”.

Grupet kriminale e shfrytëzojnë atë për të sjellë drogë, e cila më pas çohet në vende si Gjermania, Zvicra dhe Holanda. Grupet e goditura kishin shefa shqiptarë, ndërkohë që italianët punonin për llogari të tyre.