MENU
klinika

Bashkëshorti i Mbretëreshës

Duka i Edinburgut merr vendimin ekstrem pas aksidentit…

09.02.2019 - 21:03

Tashmë në moshën 97-vjeçare dhe pas një aksidenti ku plagosi një grua vetëm pak ditë më parë, Duka i Edinburgut ka marrë vendimin ekstrem dhe ka dorëzuar këtë të shtunë patentën.

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II kërkoi falje për aksidentin që kreu me makinë pranë pronës Sandringham në Norfolk, ku makina që ai po drejtonte përfundoi jashtë rruge pas ishte përplasur me një tjetër automjet, me të cilin po udhëtonte një grua.

Vetëm dy ditë më pas, Princi Philip u fotografua duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimi dhe ngjalli reagime të shumta në atë kohë.

Por këtë të shtunë, Duka i Edinburgut u tregua i vendosur dhe dorëzoi patentën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN