MENU
klinika

Detajet

Durrës, mjekët në protestë për kolegun e dhunuar

25.02.2019 - 09:27

Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Gerald Koka dy ditë më parë.

Mjeku Koka u godit nga dy pacientë të përfshirë në sherr me njëri-tjetrin ndërsa ushtronte detyrën e tij.

Pacientët e dehur mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe mjeku i turnit u përpoq ti ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.