MENU
klinika

Një peticion

Dy partitë më të mëdha kundër ndërtimit të hidrocentraleve

24.02.2019 - 12:42

Ndërtimi i hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh vazhdon të kundërshtohet nga të gjithë.

Kundër ndërtimit kanë dalë edhe dy partitë më të mëdha në Pejë. PDK dhe AAK thonë se hidrocentralet nuk duhet të ndërtohen. Madje PDK ka marrë iniciativë për organizimin e peticionit për ta kundërshtuar ndërtimin e tyre

Dega e PDK-së në Pejë bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës ka marr iniciativë për organizimin e peticionit për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lumbardh.

Qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin përmes secilit një zëri kundërshtojnë mundësin e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh.

PDK në Pejë njofton se do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me mbledhjen e nënshkrimeve nga ana e qytetarëve për ta kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje që do të vij nga kushdo qoftë që do të dëmtonte ambientin në Pejë.

lumbardh-konica.al

Po ashtu edhe Dega e AAK-së në Pejë në takimin e sotëm të kryesisë së saj, ka dalë me qëndrimin kundërshtues ndaj projektit të përfolur për ndërtimin e Hidrocentralit në Lumbardh.

“AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet”, thuhet në reagimin e tyre.

Kurse, dega e AAK-së në Pejë në takimin e sotëm të kryesisë së saj, ka dalë me qëndrimin kundërshtues ndaj projektit të përfolur për ndërtimin e Hidrocentralit në Lumbardh.

“AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të degës së kësaj partie.

Dega e AAK-së në Pejë ka shqyrtuar projektin e aprovuar si investim strategjik të ndërtimit të Hidrocentralit në rrjedhën e Lumbardhit të Pejës.

“AAK-ja kundërshton realizimin e mundshëm të këtij projekti ngase ky projekt dëmton ambientin, florën e faunën në këtë pjesë dhe po ashtu rrezikon zhvillimin e turizmit si degë strategjike të zhvillimit ekonomik të Komunës së Pejës. Përmbushja e nevojave për energji që ka vendi ynë tashmë po bëhet realitet me investimin në Termocentralin Kosova e Re, ndërsa përmbushja e kritereve që duhet të realizoj Kosova për energji të ripërtritëshme tashmë me investime në energjinë solare dhe në atë me erë vetëm që ka marrë formën e vet”

Ndërtimi i Hidrocentralit në Lumbardh në zonën e Rugovës nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë ngase ky projekt nuk është jetik për qytetarët e Komunës së Pejës e në anën tjetër seriozisht dëmton ambientin dhe qëllimet strategjike të Komunës sonë.

“AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet. AAK dega në Pejë fton gjithë qytetarët të kenë besim në institucionet e vendit dhe të mos shqetësohen ngase një projekt i tillë që dëmton interesat e banorëve të komunës sonë nuk do të realizohet”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi