MENU
klinika

Dyshimet e Policisë

Dy të zhdukurit tani kërkohen me helikopter

15.02.2019 - 22:02

 Prej gati një jave, 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës, dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet, janë deklaruar të zhdukur nga familjarët.

Fillimisht është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij Rama, i cili është një emër i njohur për Policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti, i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

Një javë pas denoncimit të familjarëve, forcat e Policisë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Efektivë të shumtë të Policisë dhe një helikopter po vijojnë krehjen e zonës ku janë identifikuar për herë të fundit.

Policia arriti të bënte më herët identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të Ramës në Frashër të Përmetit. Është pikërisht kjo zona ku dyshohet se ndodhen dy personat, tashmë të shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve. Të dy shtetasit, miq me njëri–tjetrin dhe bashkëpunëtorë, janë në listën e personave me precedentë kriminalë.

Sokol Rama është dënuar më parë për vjedhje, ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Administrative Frashër, por njihet nga Policia si person që merrej me trafikimin e lëndës narkotike, edhe pse ende i paskeduar si i tillë. Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë dhe të jenë fshehur në zonën e thellë malore të Frashërit në Përmet, ku janë përqendruar edhe kërkimet e Policisë.

Gjithashtu nuk përjashtohet as pista që dy të rinjtë të jenë ekzekutuar nga grupe mafioze që i paguanin për të kryer transport droge për në Greqi, për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit