MENU
klinika

Tenis

E papritur, Sharapova mendon tërheqjen

01.02.2019 - 20:25

Që pas rikthimit (u dënua për doping), nuk është se ka shkëlqyer, duke rënë ndjeshëm edhe në klasifikimin e përgjithshëm, por ajo është ende e re për të lënë sportin e tenisit.

Megjithatë,Maria Sharapova, së pari, është tërhequr nga turneu i San Peterburg-ut për shkak të një problemi në shpatullën e djathtë.

Një lajm aspak i mirë për bukuroshen ruse, që në raundin e tretë të turneut të shtëpisë do të përballej me patrioten e saj Daria Kasatkina, por kjo e fundit avancon pa luajtur në çerekfinale.

Tërheqja nuk është aspak një ogur i mirë për Sharapovën, që këtë fillimviti nuk ka shkëlqyer shumë. Ajo u eliminua në çerekfinalet e turneut të Shenzen në janar dhe më pas në raundin e katërt të Australian Open.

Ky dëmtim duket se e ka bërë pesimiste tenisten ruse, që pas tërheqjes tha: “Nuk e di për sa kohë do të vazhdoj të luaj si teniste profesioniste. Kisha shumë dëshirë që të luaja sa më gjatë para publikut tim, por nuk mundëm të vazhdoj garën”, tha Sharapova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN