MENU
klinika

Detajet e para

E rëndë në Durrës, gjendet i vrarë në makinë një person

24.02.2019 - 08:51

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një person është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.N. Nga këqyrjet e para vihet re se viktima është vrarë me armë zjarri.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Informacion paraprak

Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.