22.02.2019 - 11:24
Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Bradasheshit në Elbasan.
Një 25-vjeçar, i cili ndodhej në paraburgim i ka dhënë fund jetës duke vrarë veten.
I riu është identifikuar si Bledar Doda nga Burreli dhe i ka dhënë fund jetës në qelitë e paraburgimit.
Doda është gjetur nga gardianët i pajetë.
Policia po heton mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa dyshohet se shkak për veprimin fatal të të riut është bërë depresioni.
Doda ishte arrestuar pas akuzës për përndjekje.