14.02.2019 - 08:55
Një grua e pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm te liqeni i Sharrës në Tiranë.
Viktima është 45 vjeçe, por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.
Policia ka mbërritur në vendngjare dhe po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 45-vjeçares.