MENU
klinika

Detaje

E rëndë në Tiranë/ Sapo kishte lindur binjakë, e reja ndërron jetë nga AH1N1

28.02.2019 - 09:32

Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Sanatorium nga virusi i AH1N1.

E reja sapo kishte bërë lindje të parakohshme dhe kishte sjellë në jetë 2 binjakë.

Njëri prej binjakëve ka ndërruar në jetë, ndërsa tjetri është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja kishte bërë lindje të parakohshme, pasi gjendja e saj ishte rënduar për shkak të virusit të gripit.

Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitet në Tiranë.