Qindra banorë nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi janë mbledhur në bulevardin e Peshkopisë për të protestuar ndaj politikave që qeveria ka ndjekur ndaj qarkut Dibër.
Kjo protestë vjen shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar opozitare që do të mbahet në Tiranë.
Shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, qindra banorë janë mbledhur në bulevardin e Peshkopisë nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm.
Gjunkshi u shpreh nga protesta se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, pasi sipas tij e mbështet pushtetin e saj mbi mashtrimet, drogën dhe korrupsionin.
Deputeti demokrat u bëri më tej thirrje banorëve që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë. “Ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti”, u shpreh ai.