MENU
klinika

Lista

Eksportet për 2018, shtetet që konsumuan “shqip”

09.02.2019 - 17:12

Përgjatë vitit 2018, vlera e eksporteve është llogaritur rreth 8.6 miliardë lekë dhe në sasi janë tregtuar rreth 22.3 mijë tonë produkte në Itali.

Italia është blerësi kryesor i produkteve shqipare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale.

Në listën e 10 shteteve kryesore ku eksportohen më shumë produkte qëndron Italia, por gjatë këtij viti eksportet drejt këtij endi kanë pësuar rënie krahasuar me 2017.

Pas Italisë, në listë rënditen Kosova e dyta e më pas vjen Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat. Eksportet bujqësore për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.