14.02.2019 - 09:17
Në qytetin e Elbasanit, një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” në të gdhirë të ditës së sotme, ndërsa makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.
Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit.
Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.