13.02.2019 - 08:42
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.
Në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin G.H., 24 vjeç.
Mësohet se viktima ka qenë banor i Elbasanit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkakoi aksidentin.