MENU
klinika

Detajet

Elektricisti që humbi jetën, pas 4 orësh trupi akoma në majë të shtyllës

24.02.2019 - 20:35

Pas ngjarjes së rëndë ku një elektricist 34-vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të diele në Fierzë dalin detaje të reja.

Eektricisti, Prend Ceca, ishte nisur i vetëm për të riparuar defektet e shkaktuar nga erërat e forta, ndërsa prej orës 14 kishte ndërprerë kontaktet me familjarët.

Por pas një ore e gjysmë, familjarët morën lajmin e hidhur për elektricistin, i cili ra në kontakt me korrentin duke humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Fierzë, vetëm një kilometër nga hidrocentrali i Fierzës. Edhe pse familjarët bëjnë të ditur se kanë njoftuar policinë dhe OSHEE ende askush nuk ka mbërritur për të zbritur trupin e pajetë të 34-vjeçarit nga shtylla ku humbi jetën në krye të detyrës.

Mësohet se elektricisti kishte dal vetëm për riparimin e defekteve, veprim ky që përbën shkelje të sigurisë teknike.

Familjarët dhe banorë të zonës vazhdojnë të qëndrojnë rreth shtyllës teksa ende përfaqësuesit e shtetit nuk kanë mbërritur në Fierzë edhe pse familja Ceca shprehet se janë njoftuar sapo morën lajmin e hidhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN