MENU
klinika

Kufiri dhe taksa

Engel përkrah Kosovën për çështjën e taksës

19.02.2019 - 17:21

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pohoi se vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve është popozim zyrtar i Serbisë.

Gjatë një takimi për të ardhmen e Europës dhe Ballkanit, të mbajtur në Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes së “Radios Europa e Lirë”, Daçiç tha se “nëse kjo ide do të jetë ndonjëherë në tryezën e bisedimeve, atëherë të dyja palët do të deklarohen për të”.

Për sa i takon përcaktimit të linjës ndarëse të kufirit, kjo sipas tij nuk është vendosur ende. Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim të kufijve”, e ideja nuk është përjashtuar as nga Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë, kongresmeni amerikan Eliot Engel është bërë pjesë e debatit mbi taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe, duke u rreshtuar qartazi në krah të ekzekutivit kosovar. Sipas Engelit, Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Ai kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pas të cilit, BE-ja premtoi liberalizimin e vizave, që në fakt nuk ka ndodhur ende.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është bërë që marsin e vitit të kaluar. Nëse Kosova përgjigjet pozitivisht dhe fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të ishte problem; çështja është se ata e shohin që nuk po fitojnë asgjë”, tha Engel, i cili theksoi se Serbia duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL-i.