MENU
klinika

Pyetjet

Epilepsia te fëmijët-për çfarë duhet të pyesni doktorin?

27.02.2019 - 19:31

Fëmijët me epilepsi kanë kriza të shpeshta. Një krizë është një ndryshim i papritur, i shkurtër në aktivitetin elektrik në tru.

Fëmija mund të ketë periudha të shkurtra të pavetëdijes dhe lëvizjeve të pakontrollueshme të trupit gjatë krizave. Fëmijët me epilepsi mund të kenë një ose më shumë lloje krizash.

Më poshtë janë disa pyetje që duhet ti bëni mjekut për t’ju ndihmuar që të kujdeseni për epilepsinë e fëmijës në shtëpi.

epilepsi-konica.al

Pyetjet:

-Çfarë masash sigurie duhet të marr në shtëpi për të mbajtur fëmijën tim të sigurt gjatë një krize?

-Çfarë duhet të diskutoj me mësuesit e fëmijës tim rreth epilepsisë?

-A do të duhet fëmija im të marrë ilaçe gjatë ditës së shkollës?

-A mundet fëmija im të marrë pjesë në orën e gjimnastikës?

-A ka ndonjë aktivitet sportiv që fëmija nuk duhet të bëjë?

-Kush tjetër duhet të dijë rreth epilepsisë së fëmijës tim?

-A është gjithmonë mirë që ta lëmë fëmijën tim të vetëm?

epilepsi-konica.al

-Çfarë duhet të dimë për ilaçet e krizës ?

-Cilat ilaçesh po merr fëmija? Cilat janë efektet anësore?

-A mundet të marrë antibiotikë apo ilaçe të tjera? Si për acetaminophen (Tylenol), vitamina, apo medikamente bimore?

-Si duhet të ruaj medikamentet e trajtimit të krizës?

-Çfarë ndodh nëse fëmija nuk merr një ose më shumë doza?

-A mund të ndalojë ndonjëherë së marri një ilaç nëse ka efekte anësore?

-Sa shpesh duhet të bëjmë kontroll mjekësor? Kur ka nevojë për analiza gjaku?

-Cilat janë shenjat e epilepsisë që tregojnë përkeqësim?

-Çfarë duhet të bëj kur fëmija ka një krizë?

-Pas krizës, çfarë duhet të bëj?

-Kur duhet të shkojmë në spital?

Informacioni që do t’ju jap mjeku për cdo pyetje që ju do të keni, do t’epilepsiju ndihmojë të menaxhoni krizat dhe të kujdeseni në mënyrën e duhur për shëndetin dhe qetësinë e fëmijës.